Personal tools
You are here: Home

0800 MEDICINE

Më të shëndetshëm dhe të lumtur! Nëse e ndjeni se nuk po merrni shërbimin e duhur shëndetësor që meritoni në vendin tuaj, nëse jeni lodhur duke pritur për një vizë që të merrni një trajtim special jashtë vendit, nëse ndiheni të pafuqishëm dhe nuk mund ta përcaktoni dot se cili doktor apo cila qendër shëndeti është më i kualifikuari për të trajtuar problemin tuaj, atëherë keni ardhur në vendin e duhur.

Kush jemi ne:

Ne jemi Dieter Zakel MD MA nga Viena, Austri dhe Lindita Buzi MD, mjeke në Tiranë, Shqipëri dhe prej vitesh doktoreshë e besuar e Ambasadës Austriake.

Çfarë bëjmë:

Ne ju mundësojmë trajtimet më të mira në spitalet dhe qendrat më të mira shëndetësore të Austrisë. Ne ju ndihmojmë të gjeni doktorin apo/dhe spitalin e duhur në varësi të kërkesës suaj. Nuk ka rëndësi nëse kërkoni të vini në Austri për një kontroll rutinë, të vizitoni një klinikë riprodhimi, të bëni një operacion mjekësor apo t'i nënshtroheni një proçedure kozmetike. Çfarëdo qoftë kërkesa juaj mjekësore, ne do t'ju japim orientimin e duhur. Nëse dëshironi, ju mund të keni edhe një mjek personal austriak, i cili do të mbikqyrë shendetin tuaj dhe të familjes suaj për një periudhë të pacaktuar kohore.

Si të na kontaktoni:

Ju mund të kontaktoni me Znj. Lindita Buzi në Tel/ Fax 042253288, Cel. 0692102750 Email: linditabuzi@gmail.com

Çfarë ndodh në Vienë:

Gjatë takimit të parë me Dr. Buzi, do të mësohet në detaje çështja juaj mjekësore si edhe historia juaj shëndetësore. Më pas, Dr. Buzi do t'ia transferojë dosjen tuaj Dr. Zakelit në Vienë. Pasi të mbledhë të gjithë informacionin e duhur, Dr. Zakel do t'ju mundësojë  kontaktin me mjekun apo qendrën e përshtatshme për problemin/çështjen tuaj. Dr. Zakel do të kujdeset gjithashtu për mbarëvajtjen e vizitës shëndetësore në Vienë, për t'u siguruar se ju po merrni kujdesin më të mirë mjekësor.

Kërkesa speciale:

  • Nëse është e domosdoshme, ju do të shoqëroheni në Vienë nga një mjek shqiptar
  • Biznesmenëve me kohë të lirë të kufizuar, mund t'ju sigurohen brenda një dite të gjitha vizitat mjekësore të nevojshme
  • Nëse është e mundur, ne mund të reduktojmë shpenzimet tuaj të udhëtimit, duke ju ndihmuar të dërgoni në Vienë vetëm analizat mjekësore dhe të   dhëna të tjera të kërkuara nga mjekët austriakë. Pacienti do të marrë këshillat me shkrim.

Mënyra e pagesës:

Kosto e trajtimit tuaja mjekësor në Vienë do të varet nga nevojat tuaja mjekësore. Sapo të marrë kërkesën tuaj, Dr. Zakel do t'ju mundësojë një informacion të detajuar mbi koston dhe metodën e pagesës. Për të lehtësuar qëndrimin tuaj në Vienë, ne mund t'ju sigurojmë një hotel me çmim ekonomik. Nëse vizitoni qytetin vetëm për një kontroll rutinë, ne mund t'ju ofrojmë juve dhe familjes/partnerit/mikut tuaj një guidë turistike në qendrën historike europiane të artit dhe kulturës.

Besoni tek ne për kujdesin mjekësor që meritoni vërtetë!

Document Actions